-Refleksione
për “Unë jam unë” të Sazan Golikut-
Shkruar nga Zejnepe Alili – Rexhepi
Nën plazmimin e begatshëm të imazheve të historive kombëtare përvijohet portretizimi intelektual dhe krijues i Pandeli Koçit, që e ka nismën në qytetin e Vlorës, nën edukimin e një familjeje me tradita atdhetare nga Tepelena. Ky edukim, gjithsesi ka ndikuar në formimin e veçantë të personalitetit të tij, si dhe prirjen drejt njohjeve të aktualitetit. Përmes një bote të ndjeshme, edhe në krijimtari kërkon ide që t’i hedh në një shtrat realizimi, të absorbuara si mbresa, përjetime a ndjesi, që vijnë e shpërthejnë vrullshëm me hovet e mjeshtrit të fjalës, plot dell artistik. Sot, Pandeli Koçi është kryetar i Shoqatës së Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.
Filozofia e formësimit të arsyes te ky shkrimtar, bëhet domosdoshmëri e unit individual e kombëtar, për të deklaruar “Unë jam unë” dhe jo për ta përshkruar botën e mbushur me mrekulli të pazakonta, por ta skicojë realitetin e ngjarjeve të së kaluarës dhe filozofitë jetësore që e përshkojnë fatin e shqiptarit, ndër shekuj. Me syrin kritik mbi të vërtetën dhe dashurinë mbi idealin atdhetar, përmes arkitekturës së mendjes, reflekton porosi konkrete, për heronjtë që i sjellin lavdi kombit. Me anë strukturimesh të ndryshme formash poetike, përkapim ide e mesazhe brenda historive tona kombëtare. Në vëllimin poetik “Unë jam Unë”, botuar në Tiranë (2012), Pandeli Koçi bëhet udhërrëfyes i trajektores kombëtare.
Në letërsinë shqipe, prej kohësh, njihet si Sazan
Goliku. Me këtë pseudonim, ai dëshmohet si autor i një morie veprash letrare:
“Pasqyra e thyer” (1972), “Lule drite” (1977), “Grusht” (1981), “Intimitet”
(1987), “Aventurat e lirisë” (1995), “Epidemi kozmike” (1996), “Ëndërr
dashurie” (1996), “Komitët e Malit të Bardhë” (1999, 2011), “Petalet e rëna”
(2001), “Trekëndëshi i qiellit të zi” (2006), “Turbull” (2007), “Shpirtdehje”
(2011), “Unë jam unë” (2012) dhe antologjia e sapo botuar “Antologji e
letërsisë për fëmijë” (2014). Pra, ky shkrimtar, pa trumbetime të mëdha,
mjeshtërisht sjell ngjarje të mëdha. Si një udhëtar i përhershëm mbi brengat e
Atdheut, shtron telajon e artit të fjalës për të pikturuar me fjalët më
goditëse pamje nga më të bukurat e më të dhembshurat.
Me leximin e vëllimit “Unë jam unë”, e kupton
përkushtimin shpirtëror të poetit, si synim për të përmbushur një botë të tërë
me mrekulli fjalësh e ndjesish, ndonëse poezia jonë atdhetare, seç ka një
frymëzim epiko - tragjik, gjë që jo vetëm ndihet në frymën krijuese, por është
dhe mbizotëruese në tërë veprën. Poezitë janë shpërthim ndjesor, në të cilin
ndihet ndërhyrja mjeshtërore e poetit, tok me arsyen si argument i rëndësishëm
i aktit krijues.
Frymëzimi i poetit, i shprehur në formë mbresash
vetanake, është edhe përcaktues i natyrës së poezisë, ku atdhetarizmi nuk vjen
si perëndim i vagëlluar ndjesor, por si himn krenarie për rëndësinë e historive
kombëtare, të përshkruara me nota kumbuese artistike, ku vihet në pah sa
dëshpërimi, po aq edhe ngazëllimi i poetit. Poezitë, përmbajnë kthjelltësi përçuese,
mbi shtresime kuptimësish të plota, pothuajse duke skalitur çaste dramatike të
jetës dhe heronj shqiptarë, të cilët bëhen credoja e penës së Golikut.
Kur nisma e
vargëzimit është përshkrimi drejt “Rrënjëve të gjalla” (7), aty ku me shekuj
është derdhur “Gjaku ynë... o gjaku ynë” së cilës i paraprin shënimi
përkushtues: “Baba Koços, për shpirtin atdhetar që më dhuroi”, mund të flasim
për lidhjen e pashkëputur, jo vetëm të brezave të afërt, por edhe në kapërcime
të gjata gjakimesh shekullore për shpirtin atdhetar, sepse “Gjaku, jo nuk bëhet
ujë;/ shekujve s’u shkri në kujë” (7). Këtë padrejtësi nuk e rregullon dot as
Hyjnesha e Drejtësisë, sado që kërkon parreshtur të vë në peshore emra dhe
vlera, por vlerat atdhetare, sipas poezisë, njohin vetëm dy emra që barazohen
edhe në peshoren e Hyjneshës: Adem Jashari = Liria. Janë emra me barazvlerë të
plotë.
Në tërë librin, mjaft qartë, vjen në shprehje pohimi i
Un-it me përkatësi kombëtare, që nënkupton se shkrimtari, monologon me unin e
tij, sa herë që s’i duron pabarazitë. Ky është shërbimi shpirtëror që e
përkthen thelbin kombëtar para sfidave të jetës, përderisa nuk e zgjedh
heshtjen që të mund të nxjerrë në pah një ëndërr, një brengë a dëshpërim. E
njëjta gjë është e njohur edhe në përvojën krijuese të F. Kafkës, se: “ai hyri
në letërsi qyshkur mundi të zëvendësojë ai me unë...”. Duke i qëndruar bindjes
se gjërat e bukura të jetës jetohen me zemër, nuk kanë nevojë për shumë
filozofi. Madhështia e tyre është thjeshtësia.
E vërteta e rrëfyer nga poeti, përmes aureolës së
emocioneve, dëshiron që përjetimin, krenarinë kombëtare, idealin e heronjëve,
ta kthejë në përshkrim të hollësishëm. Kujtesa e mbushur me ironi dhe krenari,
oscilon përmes vargjesh në poezinë “Kujtesë”, ku personifikimi i korbit dhe
shqiponjës është përshkrimi më i bukur për rikujtesën e brezave. Në to
përvijohet kujtesa e gjatë, ngjarjet shqiptare, të imponuara nga ato sllave,
sepse janë realitete që dalin nga përvoja e hidhur e ngjarjeve të trishtueshme,
si shtrëngime oktapodësh nga ligësia sllave.
E trajton dilemën e vazhdueshme se, kush rëndon më shumë, heronjtë apo Liria?!
Pa pasur nevojë për ngritje altaresh a mitizime emrash, poeti e mban të zgjuar kërshërinë e brezit të ri, duke përshkuar në vargje heroizmin, atdhetarizmin përmes vargjesh që transmetojnë emra, si: Vëllezërve Gërvalla, Ukshin Hotit, Vëllezërve Jasharaj, Mustafa Matohitit, Sali Nivicës, Mehmet Shpendit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Said Najden Dibranit, Gjin Bua Shpatës, e sa e sa emra që s’guxon t’i shlyejë ndonjëherë historia. Ata do të qëndrojnë edhe kur “Të përplasen erërat,/ dielli le të ndizet.../ Lulet do të çelin,/ koha s’mund të vritet” (23), pasi janë heronj që i përshkon qëndresa dhe flijimi Prometheik.

Poeti këndon me zërin e njëjtë të krenarisë e dhembjes
edhe për heroinën shqiptare, si: Qeriba Derajn, Shote Galicën, Zylë komiten,
Mbretëreshën Teutë, e të tjera që u flijuan për të njëjtin Atdhe..., Atdhenë e
bukur, megjithëse të vrara i ka pranverat, kur: “Shpirtërat tanë fluturojnë mbi
plumba,/ nga plumbat kalben trupat tanë./ O plagë e kombit të pafat/ kullon e
rrjedh veç vrer e gjak” (69).
Nën ca ritme valësh të brendshme, poeti nuk nguron
asnjë çast, të zërë vrapin e frymëmarrjes, ashtu çiltër pa sajesa paradoksesh,
as vello jetësh e veprash të padukshme. E dëgjon vëmendshëm vetëm zërin që e
shtyn të mendojë për tablotë e shumta të arenave politike, sociale..., ku
atdhetarizmi shtrin dhembjen për kohët e trazuara, e krejt kjo është si një
shkëputje shpirtërore nga dhembja e përbotshme shqiptare. Me ndërgjegjen e
intelektualit dhe Un-in poetik, me sytë që e shohin krimin, djegien e
shkatërrimin, fton në rikujtesë për “Masakrën e Hormovës” si dhe “Brezin ’81),
sepse “Nëse harrojmë ne,/ ne gurët na kujtojnë,/ nëse ne heshtim sot/ oh,
varret e përbashkëta/ dhe gjakun na mohojnë” (54). Pastaj, me krenari pohon:
“Ta dish,/ liria ka krahë e zemër shqiponje/... ta dish:/ se jemi shqiptarë”
(86). Me një arkitekturë të shumëtrajtshme formësore, përmes figuracionit të pasur,
formësohet estetika e vargut, që nxjerr në pah ëndrrën e qëllimin e fisnikëruar
të një brezi të tërë, ndonëse periudhash të ndryshme, të cilët bënë vepra të
guximshme, meqë joshja e tyre e vetme qe LIRIA.
Poeti vëmendshëm e përmbush aktin krijues duke njohur
mirë sfondin e hartës së Atdheut, edhe aty ku ndihet zhurma e mbytur e
dhembjes: “U thye shpata e fundit labe në kështjellë./ U var lulja e përgjakur
e diellit tej maleve,/ ndërsa osmanët prenë kokat/ e të gjallëve/ e të vrarëve”
(Legjenda e qytetit tim, 74-75), si dhe aty ku ngrihet jehona e fitores: “Ndaj
gëzoj, gëzoj, gëzoj…/ larg me ëndrrën fluturoj…” (82). Ai frymëzohet në burime
të padiferencuara të shpirtit, për të gjithë shqiptarët njësoj, edhe ata të
tokës Mëmë, edhe për Kosovën e tij të dashur, edhe ata që padrejtësisht i
degdisën hartave të huaja…, si frymëzime paralele që e trazojnë shpirtin e
poetit. Me këtë, aludon te “Shqipëri e Skënderbeut” (70), aty më së bukuri e
gjen ngjashmërinë dhe përshtashmërinë e idesë së një ideali të vetëm kombëtar.
Frymëzimi zotërues është pikërisht kjo formë vargëzimi, që e homogjenizon tërë trajtesën tematike. Të bëhet prioritet i analizës, ai çast kur vargjet flasin me gjuhën e transparencës: “Dielli lind nga Shqipëria -/ gjysh stërgjyshi është thënë,/ ndaj dhe në grahmat më të fundme/ do shqiptojmë: Nënë... o Nënë!...” (71). Poezitë e këtij motivi, në fakt krijojnë një poemë që të degdisin larg te “Këngë për sot e për nesër” (83). Në vëllimin “Unë jam unë”, poeti sikur kërkon të çmitizojë ca histori dhe poezinë atdhetare ta ngrejë në një univers tjetër kuptimesh, duke dashur që lexuesit t’i hapë një tjetër mënyrë studimi. Pa dyshim, lexuesit ia ofron pikat lidhëse, deshifrimet simbolike, përmes të cilave dalin në pah edhe ëndrrat e disa brezave.
Sazan Goliku, nuk dëshiron që ta transformojë vullnetin dhe këndvështrimin e lexuesit as të krijuesit bashkëkohas, thjesht e zbraz shpirtin artistik të brumosur me këtë ndjenjë, në përputhje me të vërtetën historike të kombit, me dhembjet e përkapura brenda individualitetit dhe universalizmit krijues. Poezia e tij nuk është imagjinatë, por lëndë jetësore, megjithëse tërë frymëzimi e ka për trajtesë Atdheun përballë sfinksash.

“Unë jam unë”, mjeshtërisht përçon impulse universale
të jetës, të historisë kombëtare, ku e reflekton tërë botën e brendshme të
poetit. E shfaq shpirtëroren aq bukur me origjinalitetin e ngjarjeve, e forca
shpërthyese e tyre bëhet credo-ja e pashtershme poetike, jo vetëm pas njëqind
vjetësh Pavarësi të Shqipërisë, por edhe mijëra vjet më pas ajo do të përçojë
po ato impulse të atdhedashurisë, pavarësisht çasteve të ndonjë dualiteti të
mundshëm jetësor.