Poezi për Arbërin tim - nga Sazan Goliku

POEZI PËR ARBËRIN TIM...
Nga SAZAN GOLIKU


TRIPTIK

Ngazëllim

Arbëri im
ende nuk ka mbushur një javë
që ka çelur në këtë botë të vjetër dhe
shurrën e hedh përpjetë,
pi pa paguar faturë me TVSH dhe
fle seriozisht, shpërfillës ndaj reformës në drejtësi.
Mami dhe dy gjyshet i bëjnë roje gjumit dhe ëndrrave të tij.
(Thuhet fle me engjëjt se dhe vetë është ëngjëll)

Ia shohim fytyrën si një mrekulli të botës. Në të vërtetë
rrekemi të shohim tek ai fytyrën tonë të plakur
Fytyra e tij fluturake –
aq e ngjashme  dhe aq e ndryshme nga jona.

Arbëri im
nuk e di që e quajnë Arbër dhe pse është i tillë.
  

Ëndërrim

Arbëri im – pëllumb i bukur,
filiz i brishtë i trungut rrënjëthellë.
Mbyll sytë. Vigan të imagjinoj…
Rekesh e përpëlitesh, ndeshesh e përleshesh mes
xhunglës së librave elektronikë,
rrjetave të pazbërthyeshme të formuleve,
shifrave marramendëse,
termave të panjohura për ne sot,
simboleve enigmatike…
Fluturon pa flatra, vrapon si Muku i vogël, noton si delfin
 – dritëdhënës i gjallë
me prush ambicioni, me hekur vullneti, me zemër Njeriu.
Hap sytë. Më duket sikur ti
më shkel synë e nënqesh Arbëri im
pëllumb i bukur me krah drite.


Besim

Arbëri im,
unë s’jam falltar
(fatkeqësisht nuk besoj në profeci), po e di
udha jote s’do të jetë e shtruar me lule e margaritarë.
Gjembat e ngulur në shputat e këmbëve
vetë do t’i heqësh,
kallot në thembra do të nxisin të ecësh më shpejt
mbi akull e mbi gurë, mbi rërë e mbi llucë.
Malet e fushat, detet e qiejt me zemrën tënde
do t’i ngjitësh e rrahësh pa u penduar.
Fytyrat e gjyshërve në foto
do t’i vëresh krenar,
për të parë tek ata
veten.

28.6.2015

1 comment:

Amuhmm said...

Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

1 SHPALLJA E DASHURIS
2 FITONI S EX KTHIMIN
3 FRYTET E GOMS
4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
5 SHPALLJA E MBROJTJES.
6 Magjia e BIZNESIT.
7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
8 HIV AIDS.
9 STOP MISKARRIMI.
Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
WHATSAPP: +2348032246310.
Email: dawnacuna314@gmail.com