Shënime për novelën “Zjarr dhe zjarr” të SAZAN GOLIKUT
“Autori Sazan
Goliku (emër arti i Pandeli Koçit) meriton përgëzime për këtë novelë ilire të
shpalosur kaq bukur e kaq magjishëm me verbin e modernitetit të shqipes. Kjo
novelë më shtyn të mendoj se letërsia mund të bëjë mrekullinë e madhe – të
restaurojë kujtesën ilire të shqiptarëve. Duke qenë e çliruar nga censura si
dhe nga komplekset e diktuara nga mjedisi ballkanik, mendoj se letërsia jonë e
ka mundësinë dhe duhet ta ketë edhe vetëdijën përkatëse për ta restauruar
nëpërmjet gjurmëve që kanë lënë të parët tanë tek fqinjtë e tyre të
atëhershëm.”
Mund ta kishte krijuar një filozof ilir, bashkëkohës i Aristotelëve,
Sokratëve, Platonëve, t’ia kishte lënë amanet pergamenës së eterit qiellor, dhe
ajo ta kishte ruajtur deri në ditët tona. Mund ta kishte zbuluar nga ajo lëndë
aq fluide e kujtesës një bashkëkohësi ynë dhe ta kishte riprodhuar për ne fjalë
për fjalë. Por novelën ilire, me fjalor të sotëm dhe përftime të hershme, e
sjell për ta pasuruar letërsinë tonë, posaçërisht novelistikën tonë, poeti dhe
prozatori i njohur e me përvojë Sazan Goliku. Dhe s’ka si të mos ruante tek
vepra e tij fillin e një traktati filozofik, cili herë të na shfaqet e herë të
na fshihet këndej e përtej shtresave të tekstit, këndej e përtej mbresave,emocioneve,
mendimeve që lindin nga leximet dhe rileximet tona. Ato rrinë bashkë aq
natyrshëm, siç rrinë mes tyre shtresat e atmosferës. Ato ndërthuren,
shndërrohen në njëra-tjetrën, trubullohen e kthjellen para syve tanë ashtu si
rrymat në det. Ashtu si rrymat në detet e ilirëve të dikurshme, në detet e
grekëve të dikurshëm, që bashkonin dhe përzienin fatet e të parëve tanë të
hershëm, mbretër jo vetëm të Adriatikut, Jonit apo të Egjeut.
Ashtu si shtresat më shumë të dendura apo më pak të dendura, më shumë
të ngarkuara apo më pak të ngarkuara të atmosferës, ashtu si rrymat më të
ftohta apo më të ngarkuara, më të vrullshme apo më të qeta të detit, edhe në
prozën e Sazan Golikut pranëvihen, ndërthuren dhe shndërrohen mes tyre
narracioni i prâjtë, lirizmi i butë, tonet e nuancat nga më të qetat deri tek
më të vrullshmet, racionaliteti i kthjellët me humorin, ironinë deri cinizmin,
meditacionet e brendshme me shpërthimet e fuqishme.
Falë kësaj logjike të ngjizjes së krjimit, nuk ka sesi novela të mos ngërthejë në vete plot simetri të dukshme, plot asimetri të padukshme. Falë kësaj, autorit i mundësohet të na çojë tek embrioni i qenies sonë dhe ta projektojë atë nga këndshikime dhe këndlexime nga më komodet dhe nga më intrigueset, me prologë dhe epilogë, filli i sprales së të cilëve mund të kapet njëlloj si në fundin e fillimin e novelës, ashtu edhe në fillimet dhe fundet e secilës prej pjesëve të saj, të cilave në terrenin konkret të historisë sonë iu përgjigjen etapa dhe faza, krejt të zhytura në errësirë apo sadopak të prekura nga drita e së vërtetës.
Rrëfimtari i saj është ilir.
Ai rrëfen në veten e parë. Dhe këtë e bën nga koha e sotme. Për më tepër, duke
u kthyer në kohën e tij. Kjo i jep shumë dorë prozatorit. Njëherësh e ndihmon
lexuesin që të ndihet bashkëkohës me Rukipeun e Kaonias, madje ta shkrijë veten
me Rukipeun, autorin e trilluar të rrëfimit, atë që sfidon emrin e Sazan
Golikut mbi ballinën e librit.
Fatkeqësia është ajo që e vë njeriun në kërkim të fatit. Ky ligj vlen edhe për njeriun e thjeshtë, edhe për dijetarin.
Fatkeqësia është ajo që e vë njeriun në kërkim të fatit. Ky ligj vlen edhe për njeriun e thjeshtë, edhe për dijetarin.
Lexuesi, nga fillimi deri në
fund, është i intriguar nga situatat e shumta, zgjidhja e të cilave është
gjithnjë krejt tjetër nga ajo për të cilën ai është përgatitur. Kjo befasi e
leximit të parë ruhet edhe në rilexime.
Pjesë organike e këtyre
situatave është dialogu. I kursyer si të gjithë përbërësit e kësaj proze,
dialogu është gjithnjë funksional. Ai është mjet i suksesshëm sa në realizimin
e situatave sa dhe në karakterizimin e personazheve.
“Zjarr dhe zjarr” arrin të
portretizojë personazhin qendror, Rukipeun. Ndonëse nuk zhvillohet gjatë
subjektit, sepse është i dhënë që në fillim, ai vetëshpaloset nga njëra situatë
në tjetrën. Rukipeu braktis që fëmijë talentin e babait matematikan dhe të
nënës fallxhore, për të qenë diku në mes të të dyve – filozof, pra interpretues
dhe parathënës i fatit – tashmë jo të individëve, por të njerëzimit. Si i
tillë, ai është i paracaktuar si personazh qysh në embrionin e tij. Dhe
cilësitë e tij vetëm sa i zgjeron, i thellon e i përkryen në jetë.
Krahas portretizimit të
personazhit qendror, autori arrin të skicojë, disa më pak e disa më shumë,
vartësisht vendit që zënë tek personazhi qendror, edhe personazhe të dyta që
nga babai, nëna, motra Dalmana, Blerta, (të cilët shërbejnë edhe si pika
lidhëse me personazhe, situata, zhvillime të tjera gjatë shtjellimit të
prozës), deri tek Sostrata dhe Kiprina, dy dashuritë e tij, por edhe personazhe
të tjerë që shërbejnë në aspektin e organizimit kompozicional si peshkatari
Amantin, babai i Vendonit, studentja Era, studentët Laketi e Mirtia, Eufemidi e
tjerë.
Nga pikëpamja ime, “Zjarr dhe zjarr” është një novelë e shtjelluar në një shtrat romani. Ajo i përmban mundësitë për krijuar linja të reja, për t’i thelluar personazhet e skicuar, për ta pasuruar me personazhe të reja dhe situata të reja të cilat do t’i sillnin me vete. Lexuesin e intrigon edhe fjalori bashkëkohor i rrëfimtarit, i ngjyruar me tone dhe nota arkaike – një ndërthurje e bukur mes kohës kur ai rrëfen dhe kohës për të cilën ai rrëfen.

Kjo novelë më shtyn të mendoj se letërsia mund
të bëjë mrekullinë e madhe – të restaurojë kujtesën ilire të shqiptarëve. Duke
qenë e çliruar nga censura si dhe nga komplekset e diktuara nga mjedisi
ballkanik, mendoj se letërsia jonë e ka mundësinë dhe duhet ta ketë edhe
vetëdijën përkatëse për ta restauruar nëpërmjet gjurmëve që kanë lënë të parët
tanë tek fqinjtë e tyre të atëhershëm.
Po kaq të emancipuara janë edhe mesazhet që novela iu jep fqinjëve tanë të sotëm, pasardhës të fqinjëve të moçëm të ilirëve, si dhe të tjerëve: Së bashku mund të mbajmë gjallë zjarrin tokësor prometeik, së bashku mund t’i shndërrojmë në dritë njollat dhe muzgjet që i shkakton zjarri që mbajnë në duar Perënditë, pra, faktorët që kanë luajtur dhe luajnë me fatet e të vegjëlve. Dhe na e kujton se jemi ‘vegjël’ me prejardhje gjigante, me prejardhje të fisme. Mund të rinjihemi si të tillë jo duke e zvogëluar njëri tjetrin, jo duke u gënjyer se mund të madhërohemi duke e zvogëluar njëri tjetrin. Mund të rinjihemi si të tillë duke e zbardhur dhe nxjerrë në dritë të vërtetën e përbashkët, e cila është e vërtetë e secilit.

Ndërgjegjësimi i letërsisë, si
në rastin e novelës “Zjarr dhe zjarr” për të ngjallur dhe sjellë kujtesën
iliriane dhe shpirtin ilirian, meriton të përshëndetet.
Në këtë kontekst, i gjej me vend dhe të rëndësishme në mesazhet e novelës hipotezat që ngre autori për përkatësinë ilire të filozofive antike dhe të përfaqësuesve të saj.
E gjej me shumë vend konkluzionin e novelës për fatin tonë kolektiv se Roma na gëlltiti ne si boa qengjin, ngaqë ne ishim dobësuar përballë stuhive aziatike dhe grindjeve të brendshme. Pikërisht kjo përcakton edhe periudhën e gjatë të errësirës së plotë në historinë tonë menjëherë pas shpartallimit të Ilirisë nga Roma. Dhe pajtohem plotësisht se kjo e përcaktoi fatin tonë të derisotëm.
E gjithë novela përshkohet nga ai fill artistik dhe filozofik të cilit ia vë pikën fjalia përmbyllëse e novelës – ku fati i individit, si në kohën e rrëfimit, ashtu në kohën për të cilën është rrëfyer mban të njëjtën vulë me fatin e kolektivitetit të vet.

Autori Sazan Goliku (emër arti
i Pandeli Koçit) meriton përgëzime për këtë novelë ilire të shpalosur kaq bukur
e kaq magjishëm me verbin e modernitetit të shqipes. Meriton përgëzime edhe ajo
letërsi e cila, me këtë novelë shënon një shkallë të re të vetëdijës së saj,
një horizont të ri të vizioneve të saj.
NACIONAL 31 maj 2015
NACIONAL 31 maj 2015
No comments:
Post a Comment